PS, Xhacka: Ja situata aktuale e krijuar nga bora
TIRANË- Deputetja e Parisë Socialiste Olta Xhacka në një konferencë për shtyp ka informuar për situatën e krijuar në të gjithë vendin prej reshjeve të borës. Ajo ka folur për rrugë e komuna të bllokuara në Kukës, ndërsa është shprehur se shumë familje në komunat e thella vuajnë mungesën e furnizimit me ushqime dhe nuk kanë marrë ende asnjë ndihmë.
Sipas deputetes së PS-së në Qarkun e Dibrës, “140 fshatra nuk lidhen fare me komunat përkatëse.”
“Komuna Sllove dhe Kala e Dodës tërësisht të bllokuara. Sot një nënë e re u transportua me helikopter, falë ndihmës që i dhanë banorët me barrela. Vihet re shtimi i virozëve tek fëmijët. Gjendja katastrofike, dimri i ka gjetur të papërgatitur. Qyteti i Peshkopisë është në emergjencë”, tha Xhacka.
Një tjetër problem sipas deputetes mbetet shterimi i bazës ushqimore për bagëtitë në komunat e thella, ndërsa sic tha ajo, në Dibër ka fshatra që prej 10 ditësh nuk kanë drita.
Xhacka ka përshkruar edhe situatën e krijuar në rrethin e Mirditës.
“Furnizimi me energji është i pandërprerë, me disa luhatje të vogla. Nga 9 fshatra në Kthellë 4 janë të izoluar. Në fshatin Dardhas dhe Xhuxh disa familje në vështirësi për ushqime. Komuna Kacinar plotësisht e bllokuar, 7 fshatra të bllokuar, një i vdekur ende i pa varrosur. Bashkia Rubik, të 10 fshatrat i kanë rrugët të hapura. Bashkia Rrëshen ka 2-3 fshatra që nuk janë hapur rrugët. Në Selitë, Orosh, Fan trashësia e dëborës mbi 2 metër”
(m.a/BalkanWeb)