E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon shiu dhezbritja e temperaturavediell në fundjavë

TIRANE-Moti i keq do të mbizotërojë dhe për dy ditë në vend, kurse e premtja premton se do të rikthehen ditët me diell dhe tempraturat e ngrohta.

Por, ashtu si dje, edhe dita e sotme do të karakterizohet nga mot i vranët me shira të rrëmbyeshëm në të gjithë vendin. Nga sot dje tempraturat kanë shënuar një rënie me 2 gradë dhe ne 3-4 gradë në zonat malore.

Nga të dhënat sinoptike për parashikimin e motit ne BalkanWeb, mësohet se ditën e sotme temperaturat në zonat malore variojnë nga 18-11 gradë, në zonat e ulëta 20-18 dhe në ato bregdetare 21-15 gradë Celsius. Dita e sotme do të karakterizohet nga reshje shiu që do të përfshijë pothuajse të gjithë vendin.
Temperaturat në qytetet kryesore për ditën e sotme do të jenë: Tirana 21 gradë me e larta dhe 17 më e ulëta, Shkodër 18-14, Vlorë 21-17, Kukës 19-11, Elbasan 18-14, Fier 21-18, Korcë 18-10, Fier 22-16, Durrës 22-15, Gjirokastër 18-14 dhe Sarandë 21-17 grade Celsius.
Moti pritet të përmirësohet duke nisur nga dita e Enjte ku pritet që tempraturat të rritem me nga dy gradë karahasuar me të Mërkurën.

Në ditët kur zyrtarisht ka trokitur stina e Verës, moti në Shqipëri prej disa ditësh është përkeqësuar duke prishur kështu planet e pushuesve në zonat bregdetare në vend. Temperaturat e ulëta dhe shirat e shumtë në gjithë vendin kanë ndalur dhe vrullin e pushuesve drejt zonave bregdetare këto ditë Qershori.
Përmirësime të dukshme premton disi dita e Enjte, por edhe gjatë kësaj dite nuk do të reshtin reshjet e shiut sidomos në zonat malore. Temperaturat gjatë kësja dite do të kenë rritje me 1 ose 2 gradë krahasuar me ditën e martë dhe të mërkurë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›