E Diel, 1 Nëntor 2026

EUROSTAT, Shqipëriaështë vendi më ivarfër i Europës

TIRANE- Shqipëria është vendi më i varfër i Europës. Klasifikimi është bërë nga Instituti Europian i Statistikave. Në raportin e EUROSTAT, vendi ynë rezulton më i varfër se Mali i Zi, Serbia dhe Bonjë Hercegovina.

EUROSTAT ka bërë një vlerësim krahasimor të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) për frymë për vitin 2009, të shprehur sipas ‘Standardit të Fuqisë Blerëse’.

Ky standard është njësia e përbashkët monetare fiktive europiane, e cila eliminon kursin e këmbimit dhe dallimet e cmimeve nga njëri vend në tjetrin për ti krahasuar ato.
Në një mesatare europiane të rrumbullakosur në shifrën 100, Shqipëria renditet në në vendin e fundit të listës me 27 vende, vetëm me vetëm 27% ndërkohë që Bosnja renditet më lartë me 30%. Maqedonia shënon 35, Serbia 37 ndërsa Mali i Zi 43% të GDP për frymë.

Ajo që vërehet në raport është fakti që dhe shtete të tjera të rajonit nuk renditet mirë në këtë listë por ato arrijnë të lenë pas Shqipërinë. Lista që hedh dritë mbi nivelin e jetesës në këto 37 vende kryesohet nga Luksemburgu me 268%.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›