Kukës, 700 studentë në Universitet, mësimi me 2 turne
KUKËS- 250 studentë të rinj nisën sot vitin e parë akademik në filialin e Universitetit të Tiranës në Kukës, në verilindje të vendit.
Drejtori i këtij filiali, Mexhit Hajdari, premtoi se stafi pedagogjik i Tiranës dhe i Kukësit do të jenë kurdoherë pranë studentëve për t’i pajisur ata me aftësi profesionale e shkencore sipas kërkesave të kohës.
Sipas tij, "janë përmirësuar kushtet e mësimit janë ngritur kabinetet e Informatikës dhe biblioteka". Po ashtu, është mundësuar për herë të parë akomodimi i vajzave studente në konvikt.
"Viti akademik që po nis është shumë i rëndësishëm për zbatimin e kritereve të Bolonjës. Objektivi kryesor mbetet cilësia që fitohet vetëm me punë e përpjekje", tha Hajdari.
Filiali i Universitetit të Tiranës në qytetin e Kukësit u çel 4 vjet më parë, ndërsa tani ka 3 degë, administrim biznesi, gjuha angleze dhe infermieria. Për herë të parë me përfundimin e vitit të kaluar akademik, prej këtij filiali janë diplomuar në të 3 degët 33 studentët e parë.
Gjatë këtij viti akademik filialin e Kukësit e ndjekin mbi 700 studentë, nga zona të ndryshme të vendit, prej të cilëve 250 studentë në vitin e parë, 100 në degën administrim biznes, 100 në degën e infermierisë dhe 50 në degën e gjuhës angleze.
Procesi mësimor edhe gjatë këtij viti akademik do të vazhdojë me dy turne. Veç godinës së universitetit do të shfrytëzohen edhe mjediset e pallatit të kulturës “Hasan Prishtina" dhe mjediset e një kati të spitalit infektiv të qytetit.
(s.g/atsh/balkanweb)