E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, adoleshenti vret me cifte babanë 43-vjecar

TIRANE- Një krim në familje ka tronditur kryeqytetin paraditen e sotme. Djali vret me cifte babane.

Ngjarja është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Shëngjergj të Tiranës.

Nga hetimet paraprake mësohet 16-vjecari I.Muca ka qëlluar me cifte babanë e tij 43-vjecar Kujtim Muca duke e lene te vdekur ne vend.

Grupi hetimor ka ngritur 2 pista për ngjarjen, vrasje nga pakujdesi, ndërsa pista e dyte ka të bëje me një krim të ndodhur pas një sherri babë e bir.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të adoloshentit, ndërkohë ka sekuestruar armën e krimit e cila ka rezultuar pa leje.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›