Maqedoni, regjistrimi i popullsisë nxit mosmarrëveshje etnike në terren
SHKUP- Regjistrimi i popullsisë ka nxtur mosmarrëveshje midis regjistrueve maqedonas dhe shqiptar.
Shkak i këtyre mosmarrëveshjeve mësohet të jetë interpretimi i Ligjit për Regjistrim, raporton INA.
Regjistruesit maqedonas në disa zona kanë shkaktuar probleme dhe nuk firmosin formularët, duke refuzuar të regjistrohen qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Pesë ditë pa përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë po vijojnë problemet në terren lidhur me zbatimin e këtij operacioni, duke marrë si bazë për mosmarrëveshjet interpretimin e Ligjit për Regjistrim.
Regjistruesit maqedonas në disa zonë kanë shkaktuar probleme dhe nuk firmosin formularët, duke refuzuar të regjistrohen qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Ndërkohë regjistruesit shqiptarë regjistrojnë çdo qytetarë që jeton jashtë vendit, pasi procesi i regjistrimit përfshin regjistrimin e të gjithë qytetarëve, edhe ata që jetojnë jashtë vendit më pak se një vit, por edhe pjesa tjetër që ka prona dhe pasuri të tjera në vendlindje.
Nënkryetari i Komisionit Shtetëror të Regjistrimit (KSHR), Bujar Osmani ka deklaruar se Ligji parashikon regjistrimin e të gjithë qytetarëve që përkohësisht janë jashtë vendit.
“Ligji është i qartë në këtë drejtim, do të regjistrohen të gjithë qytetarët që janë jashtë vendit më pak se 12 muaj. Ato regjistrohen përmes familjarëve të tyre të cilët i japin të dhënat dhe dokumentacionet personale”, theksoi Osmani.
Regjistrimi i qytetarëve që përkohësisht janë jashtë vendit, refuzimi i qytetarëve që të regjistrohen me dokumente të kopjuara, mungesa e regjistruesve në disa zona dhe vonesat e shumta në aspektin organizativ, janë disa nga problemet që po ndjekin procesin e regjistrimit të popullsisë.
(e.m/BalkanWeb)