Paketa e ndryshimeve kushtetuese, Xhafaj diskuton me juristët e PS
TIRANE-Ekspertë ligjorë, pranë PS-së së bashku me sekretarin ligjor Fatmir Xhafaj janë duke diskutuar edhe në këto ditë të nxehta të verës në lidhje me një paketë ndryshimesh, që PS-ja, si partia më e madhe në opozitë do të paraqesë në nisje të sezonit të ri parlamentar.
Deri tani, janë bërë konsultime me konstitucionalistë të njohur, ashtu si edhe me juristë të ndryshëm, në lidhje me ndërhyrjet që i duhen bërë Kushtetutës, në mënyrë që të rregullohen ato ndryshime që ju bënë asaj në prill 2008 dhe që u vlerësuan të gabuara, vetëm pak kohë më parë nga kreu i PS-së, Edi Rama.
Juristët kanë dhënë ide të ndryshme, sidomos për pikën që ka lidhje me zgjedhjen e Presidentit, i cili konsiderohet një institucion kyç, për vete faktin se nga ai varen edhe institucione si KLD-ja apo SHISH-i.
Mbrojtësit e ndryshimeve kushtetuese kërkojnë që në dokumentin themeltar të shtetit të ndryshojë zgjedhja e presidentit, të ndërhyhet në mënyrën e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, kreut të SHISH-it, KLSH-së, por edhe anëtarëve të gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese. Ekziston mundësia që nëse PD-ja nuk i pranon paketën e ndryshimeve, PS-ja t’i drejtohet popullit për referendum.
(s.g/GSH/balkanWeb)