E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës/ Reshjet vështirësojnë qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore

Situata më e vështirë në rrugën Kukës-Tiranë, për shkak të rënies që qindra metra kub dherash dhe gurësh

Qindra metër kub dheu e gurësh, të cilat kanë rrëshqitur si pasojë e shirave që kanë përfshirë gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme verilindjen e vendit, kanë krijuar probleme në disa akse rrugore në këtë zonë, ku më e rëndë situata paraqitet në aksin kombëtar Kukës-Tiranë. “Më e vështirë situata paraqitet në aksin rrugor Kukës - Tiranë, në afërsi të urës së Kolshit, ku si rrjedhojë e reshjeve të shiut, mbi trasenë e rrugës kanë rënë qindra metër kub dheu e gurësh duke bllokuar këtë mëngjes lëvizjen e mjeteve, për 2 orë", tha sekretari i prefekturës Rexhep Cena. Situata është normalizuar pas ndërhyrjes së mjeteve të ndërmarrjes rajonale të mirëmbajtjes së rrugëve, por nuk përjashtohet mundësia e përkeqësimit, pasi reshjet e shiut vazhdojnë të bien me intesitet. Mësohet se materiale inerte kanë rënë dhe në aksin rrugor Kukës - Shishtavec dhe Kukës- Krumë, ku lëvizja është vështirësuar ndjeshëm.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›