E Diel, 1 Nëntor 2026

Flet rektori i EUFT: Qëllimi i Policisë Turistike, për t’i dhënë informacione vizitorëve dhe asistencë

Polici turistike jo vetëm për mbrojtjen e zonave turistike por dhe për mbështetje të turistëve në kohën e tyre të pushimit apo guidave në vende të ndryshme të Shqipërisë. Kjo është nisma më e fundit e Universitetit Evropian për Turizmin i cili çeli dyert në fillim të muajit që kaloi duke mbledhur dhjetëra të rinj e të reja në auditorët e mjediseve luksoze të pallatit në fund të bulevardit “Zogu i Parë” në Tiranë. Në bashkëpunim me autoritete shtetërore të vendit tonë, është hedhur ideja e policisë turistike duke u vlerësuar se puna e sa do të jetë shumë e rëndësishme dhe produktive. Rektori i EUFT, prof. dr Salvatore Messina, thotë se është e qartë që turizmi i qëndrueshëm ka interes të konsiderueshëm nga publiku shqiptar si një i tërë. “Universiteti Evropian për Turizmin ka ngritur një propozim për të organizuar kurse specifike trajnimi, për krijimin e një grupi të veçantë policësh, meshkuj dhe femra, me aftësitë e duhura në shërbimet turistike për të ndihmuar turistët, të cilët duan të vizitojnë Shqipërinë, që të jenë të siguruar në këtë vend”, - thotë dr. Messina. Sipas tij, Policia Turistike ka një rol strategjik: të sigurojë turistët, në mënyrë që ata të mund të shijojnë mikpritjen, natyrën, kulturën dhe aventurën që ofron ky vend. “Qëllimi i Policisë Turistike do të jetë për t’i dhënë informacione vizitorëve dhe asistencë; të bashkëpunojnë me drejtoritë kompetente lokale të turizmit dhe autoritetet lokale, për të rënë dakord me çështjet e turizmit; të sigurojnë kryerjen e legjislacionit turistik; të inspektojnë për biznese turistësh, me qëllimin për të siguruar shërbime më të mira dhe mbrojtje më të lartë, duke monitoruar shenjat rrugore”, - thekson z.Messina.

Regjistrimet vazhdojnë edhe pak ditë
Universiteti Evropian për Turizmin në Tiranë (EUFT), ka lënë hapësira edhe për pak ditë akoma, për të gjithë të interesuarit që të bëhen pjesë e të vetmit institucion të arsimit të lartë në Shqipëri dhe më gjerë në rajon. Të gjithë ata që do të regjistrohen tek Universiteti Evropian për Turizmin në ditët në vazhdim, do të paguajnë vetëm 1000 (njëmijë) euro taksë regjistrimi si dhe vetëm 100 euro për provim”. Janë gjithsej 12 provime në vit dhe kosto e përgjithshme e tyre, është 1,200 euro. Të gjithë studentët e vitit akademik 2008-2009 do të mund të diplomohen me këto kushte pagese, pra 1000 euro regjistrimi + 100 euro për provim) për të tre vitet e ardhshme. Në këtë mënyrë, të rinjtë dhe të rejat që ende nuk e kanë vendosur rrjedhën e tyre arsimore, mund të afrohen tek EUFT, thjeshtë duke telefonuar në numrin (04) 2 265 265. Për t’i ardhur në ndihmë edhe nga ana financiare, djemve dhe vajzave të interesuar si dhe familjeve të tyre, EUFT ka lidhur marrëveshje me banka të nivelit të dytë, për të mundësuar kredi për studime. Aplikuesit për regjistrim në EUFT mund informohen pranë sekretarisë së universitetit për mundësi kredie për studentë, me kushte shumë të favorshme. Kredia studentore garanton financimin e studimeve me interesa shumë të leverdishme dhe konkurruese. Kjo kredi ofrohet për të gjithë studentët e EUFT që janë të interesuar dhe i jep mundësi atyre që të mbulojnë shpenzimet e shkollës. Kredia, ofron mundësi zgjedhjeje për të paguar vetëm interesat gjatë studimeve deri në një vit në rast se nuk është vendosur kolateral. Gjithashtu ofrohen mundësi zgjedhjeje për të paguar vetëm interesat gjatë studimeve deri në 5 vjet në rast se është vendosur kolateral.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›