Kukes Shtepia e Partise del ne shitje
Punimet artizanale te regjimit komunist vazhdojne te zgjojne interesin e biznesit vendas dhe te huaj kryesisht Kosoves Italise Greqise etj. Nga dhjetera objekte interesante te punuara me dore nga grate dhe vajzat kuksiane ajo qe ka terhequr me shume vemendjen e vizitoreve te Panairit Artizanal dhe Bujqesor qe u mbajt disa dite me pare ka qene nje sixhade muri e vogel ku ishte punuar shtepia ku u themelua Partia Komuniste e Shqiperise me 8 nentor te vitit 1941. Pronarja e sixhadese Flutura nje zonje rreth te 50-ave tregon se Shtepia e Partise e nentorit 1941 eshte nje punim artistik i viteve te diktatures dhe se sixhadeja e ekspozuar ne stendat e panairit eshte origjinale. Une qendis nje kopje te kesaj sixhadeje per porositesin dhe e shes 200 euro ndersa kjo ketu ka cmim tjeter thote pronarja duke nenvizuar se cmimi i saj niste me 2000 euro. Ajo thote se i ka ndodhur ta ribeje sixhadene me cmimin e treguar ndersa kopja origjinale ende vazhdonte te bente xhiron e vendit duke terhequr vazhdimisht vemendjen e vizitoreve te panaireve. Kjo eshte nje veper arti e bere ne kohen e socializmit dhe sot nuk bej politike me te por tregti thote Flutura duke u perpjekur ti paraprinte ndonje opinioni sikur kjo po na kujtonte komunizmin e keshtu me radhe.
ArtizaniaSanie Maci 77 vjece ka nisur te punoje ne vegje qe kur ishte 14 vjece. Fillimisht duhet te pergatiste pajen e marteses sipas tradites e me pas nisi te thure per te tregtuar dhe ndihmuar familjen. Ajo thote se nena i saj ishte bije ne Shkoder dhe sillte nje pervoje teper te vyer per punen ne vegje. Benim veshjen e odave te burrave dhe odat e tjera me qilima dhe sixhade. Babai im me thoshte se punimi i sixhadese eshte nje pune fisnike dhe kurre nuk i bie vlera vetem sa vjen e i rritet tregon Sania duke kujtuar se qe heret ka mesuar te ndertoje nga e para edhe kostumin e plote te gruas dhe te burrit te femijeve dhe vajzave te reja. Por sic thote Sania sot keto kostume nuk vishen me si veshje e zakonshme pune dhe argetimi por vetem ne raste shume te rralla. Kostumet e grave dhe burrave i blejne njerezit vetem per ti veshur nje dite dasme apo sa per ti bere qejfin nje njeriu te dashur apo edhe thjesht sa per nje fotografi apo filmim shprehet Sania. Ajo shton se ben kostume te nje hapesire mjaft te gjere kostume te Pukes te Hasit te Malesise se Gjakoves ku perfshihet edhe Tropoja si dhe te zonave te tjera. Sania thote se nje kostum i plote i Hasit per gra kushton 100 mije leke ndersa nje sixhade mesi me permasa modeste shkon deri ne 90 mije leke. Me punen e dores ka rritur nente femije shtate vajza dhe dy djem si dhe ka bere pajen per vajzat e saj si dhe per dy mbesa dhe tani ajo eshte stergjyshe. Shoh mjaft mire te qendis dhe te thur bej te gjitha teshat e njeriut qe nga shamia e grave e deri te zhguni per tirqit dhe opingat dhe plisi i burrave thote ajo me krenari duke shtuar se nipat e saj emigrante ne Angli i kane sjelle nje ilac qe e ndihmon per te qartesuar shikimin. Por Sania shpreh keqardhjen per braktisjen qe po i behet kostumit tradicional. U them nuseve dhe vajzave te mia qe ti mbajne veshjet e tradites te pakten gjate diteve te dasmes te kenaqem me to sepse jane plot ngjyra te bukura te kenaqem edhe me punen time por po shoh se i veshin vetem sa per nje fotografi dhe i heqin prape thote me keqardhje e moshuara.