E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, eksploziv një dyqani veshjesh

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një dyqan veshjesh në qytetin e Sarandës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur 30 minuta pas mesnatës në lagjen numër 3 të këtij qyteti ku persona të panjohur kanë vendosur një sasi tritoli në dyqanin i cili ishte në pronësi të shtetases Fani Dushaj. Si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.

Sipas informacioneve është hera e tretë që pronarja e dyqanit bëhet objekt i sulmit me eksploziv pasi dy vjet më parë një sasi tritoli është vendosur në automjetin e saj dhe gjithashtu i është vjedhur edhe dyqani.

Policia ka shkuar menjëherë në vendgjarje dhe sipas hetimeve të para mendohet se sasia e eksplozivit është 150 gramë tritol i cili është vendosur para derës së dyqanit. Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›