Kukës, asfiksohen 15 studentë nga rrjedhja e bombulës së gazit
15 studentë janë asfiksuar gjatë rrjedhjes së një bombule gazi, gjatë orës së leksionit në auditor.
Kjo ngjarje fatmirësisht pa pasoja për jetën është raportuar në fakultetin e Infermierisë në Kukës, ku studentët ishin asfiksuar si pasojë e rrjedhjes së bombulës së gazit, e cila përdorej për ngrohjen e auditorit.
Sipas burimeve të policisë, mësohet se studentët janë jashtë rrezikut për jetën. Ata janë transportuar në spitalin e Kukësit, ndërkohë që bluzat e bardha bëjnë me dije se studentët kane ardhur në gjendje asfiksie në spital.
Mjekët bëjnë me dije se dy vajza ndodhen në terapi intensive dhe janë në sallën e reanimacionit, për shkak të problemeve që kanë.
Burime policore bënë me dije se nuk bëhet fjalë për dëmë ne njerëz, por vetëm dëmë materiale.