E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i PS per emergjencen

E merkure 15 Shkurt 2012 1818

Arben MalajPartia Socialiste prezanton ne oren 17.00 planin per emergjencat qe opozita do ta paraqese te enjten ne parlament. Arben Malaj pjese e grupit te punes zbardh per Vizion Plus propozimet kryesore qe do te sillnin sipas tij perballim me efektiv te situates edhe ne te ardhmen.

Menaxhimi paraprak i situates bashkepunimi qeveri pushtet vendor shtimi i fondit financiar dhe permiresimi i kuadrit ligjor ne disa ligje jane pikat kryesore ku fokusohet plani i socialisteve. Shqetesimi me i madh per opoziten eshte kriza buxhetore. Per kete Malaj shton se eshte hartuar nje pjese e madhe e propozimeve qe mund te parandalojne thellimin e saj si pasoje e parave te dhena per emergjencat dhe KESH-in. Malaj nenvizon ne fund se nese qeveria nuk e merr seriozisht planin e opozites atehere jane qytetaret ata qe do ta bejne me vote vleresimin e tyre per angazhimin e paleve ne kete situate.ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›