Çertifikata për katër punonjës policie
Çertifikata Lavdërimi janë dhënë ditën e sotme për katër punonjës të policisë, të cilët kanë treguar profesionalizëm në luftën kundër krimit.
Gjatë kësaj ceremonie, ku i pranishëm ishte dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, 4 oficerëve të Komisariatit të Policisë Sarandë i’u dorëzuan Çertifikata Lavdërimi.
Këto janë dhënë në shenjë vlerësimi për punën e bërë, në goditjen e grupit kriminal B-13 dhe kurorëzimin me sukses të operacioneve Lëkurësi dhe Duralumini.
Burgaj, ndërsa përgëzoi punën e oficerëve të policisë deklaroi: Shpreh besimin se ashtu si deri tani, ju do të vazhdoni të punoni me përkushtim dhe ndërgjegje, për ti shërbyer sa më cilësisht komunitetit, me qëllim për të rritur gjithmonë e më tepër standardet e rendit dhe të sigurisë publike.