E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukes asnje kandidate femer nga partite

Asnjë femër nuk ka në listat e depozituara dy ditë më parë në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve në Kukës të të dy koalicioneve për 27 njësitë vendore në të gjithë qarkun.Ndërsa e pavarur është regjistruar vetëm një femër edhe kjo për anëtare e këshillit bashkiak dhe jo për kryetare njësie vendore.Edhe pse të gjithë periudhën që nga caktimi i datës së zgjedhjeve dhe deri më sot janë zhvilluar majft takime për përqindjen e pjesmarrjes së gruas në politikë arritja e 30 % mbetet vetëm ne letër.

"Me keqardhje deklarojmë që femra nuk është përfaqësuar në njësitë e qeverisjes vendore. Është marr parasysh ky 30 për qindësh nga regjistrimet që janë bërë për listat shumëemërore", tha Sejdi Kastrati, sekretar i KZAZ, Kukës.

Pavarësisht pjesëmarrjes zero të përfaqësimit të grave në listat për bashkitë dhe komunat në Kukës, asgjë nuk i pengon partitë t’i certifikojnë ato në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sepse Kodi Zgjedhor parashikon detyrimin për të pasur 30% gra vetëm në listat e anëtarëve të këshillave bashkiake e komunale, dhe jo në garën direkte për kryetarë bashkie e komune. Por edhe sa i takon listës shumë emërore, partitë politike në Kukës i kanë renditur gratë në fund të listave,cka e bën mjaft të vështirë zgjedhjen e tyre për këshilltare.

Flutura Tota

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›