E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesazhet e Ashton Politika te beje zgjedhje korrekte

Në prag të nisjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 8 majit, Përfaqësuesja e lartë  e Bashkimit Europian i bën thirrje maxhorancës dhe opozitës në Shqipëri që të intensifikojnë dialogun mes tyre. Në një deklaratë të posacme për shtyp, Ashton i kërkon Shqipërisë të përgatisë zgjedhje vendore sipas standardeve, duke u fokusuar kështu në progresin e Shqipërisë.

"Duke u bazuar në këto takime, përfaqësuesja e lartë I bën thirrje maxhorancës dhe opozitës të vazhdojnë të intensifikojnë dialogun mes tyre, si brenda dhe jashtë parlamentit, me synim sigurimin e përgatitjeve më të mira për zgjedhjet vendore dhe progresin e Shqipërisë që kërkojnë qytetarët", thuhet në deklaratën e Ashton.

Zonja Ashton përshëndet gjithashtu tryezën e partive politike si dhe takimet e liderëve shqiptarë me të dërguarin e saj, Miroslav Lajcak. "Pas bisedimeve në TIranë në 26 janar, 3 shkurt dhe 22 mars 2011 mes Lajcak dhe Presidentit, kryeministrit dhe kreut të opozitës së Shqipërisë, përfaqësuesja e lartë përshëndet takimet në Tiranë mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe Socialiste. Mungesa e kontakteve të tilla politike direkte ka qenë burimi i mungesës së progresit në Shqipëri", thotë ajo.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Katrin Ashton thekson se zgjedhjet e 8 majit janë thelbësore për aspiratat e Shqipërisë drejt BE-së. "Bashkimi Europian ka theksuar më shuëm se një herë, rëndësinë e zgjedhjeve lokale të lira, të ndershme dhe demokratike, dhe në përputhje me standardet e vendit dhe ndërkombëtare. Kryerja e këtyre zgjedhjeve të drejta është thelbësore për marrëdhëniet e Shqipërisë me BE dhe aspiratat e saj dhe kjo është e domosdoshme që të fitojë besimin e elektoratit", vijon ajo. Liderët politikë janë përgjegjës për mbarëvajtjen e fushatës, përfundon deklarata e Ashton.

Anisa Braho

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›