E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, breshëri automatiku mbi kreun e degës së Partisë Demokratike në Shtiqën

KUKËS - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatë në Kukës, Bujar Shehu 38 vjeç, kryetar i degës së PD në Shtiqën, njëkohësisht edhe drejtor i Bordit të Kullimit është qëlluar me breshëri automatiku.

35-vjeçari është dërguar në Spital Ushtarak ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Shehu ka qenë duke udhëtuar me makinë drejt banesës së tij kur persona ende të paidentifikuar i kishin zënë pritë dhe e qëlluan me breshëri automatiku. Në momentin e krimit Shehu gjendej i vetëm në makinë.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetime për zbardhjen e saj.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›