Kukes djali vret babain
Një krim brenda familjes ka ndodhur në fshatin Bardhoc të komunës Thertore në qarkun e Kukësit. Djali ka vrarë të atin për arsye ende të paqarta, dhe është larguar nga vendi ngjarjes drejt maleve.
Sipas informacionit paraprak të policisë, Avdi Laçi rreth të 25-ve ka qëlluar me armë zjarri brenda në banesën e tij, Sali Laçin 74 vjeç duke e lënë të vdekur në vend.
Policia e Kukësit po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë, ndërkohë që të dhënat e para tregojnë se autori rezulton të jetë edhe person me precedentë penal.
Kohet e fundi ai është akuzuar për një tjetër krim, detaje të cilat do te bëhen publike nga policia lokale.