E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, gjenden në malin e Oplasit dy kushurinjtë e humbur

Pas shumë kërkimesh është arritur të gjenden të gjallë, porn ë gjendje të rëndë shëndetësore dy kushurinjtë Isa e Myrteza Qarri. Të dy shtetasit janë gjetur, pothuajse të ngrirë, në një bunker në malin e Oplasit në malësinë e Hasit në Kukës.

Sipas policisë së Kukësit dy kushërinjtë, të cilët rezultonin të zhdukur prej të premtes, ishin nisur për të vendosur një antenë në malin e Oplasit, nga ku kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre për shkak të izolimit nga reshjet e dendura të dëborës.

Dy kushërinjtë 45-vjeçari Isa Qarri dhe 35-vjeçari Myrteza Qarri janë nga fshati Qarrë, i komunës Golaj në Kukës.

Ndërkohë për shkak të lartësisë së malit të Oplasit, rreth 800 metra mbi nivelin e detit si dhe trashësisë së dëborës dhe ngricave atje,mësohet se transportimi i dy kushërinjve është tejet i vështirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›