E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, gjendet i mbytur babai i 6 fëmijëve

Gjendet i mbytur në liqenin e Fierzës, një 55-vjeçar nga fshati Kalimash, i rrethit të Kukësit.

Burime të policisë lokale thonë se viktima quhet Adem Truni, babai i 6 fëmijëve, për të cilin të afërmit thonë se e kanë parë të udhëtojë drejt liqenit dje pasdite ndërsa buzë ujit kanë gjetur edhe teshat e tij.

Mbytja në ujë, sipas policisë ka ndodhur të mërkurën në orët pasdites, por policia është njoftuar vetëm paraditen e së enjtes.

Një i afërm i Trunit ka thënë se: “Kemi pritur se mos vjen në shtëpi në darkë ndërsa nga ora 09:00 gjetëm rrobat e tij pranë liqenit”.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të Komisariatit të Kukësit, si dhe janë njoftuar të udhëtojnë për Kalimash edhe një grup palombarësh për të kërkuar dhe nxjerrë nga uji trupin e viktimës.

Nga të afërm të viktimës mësohet se i ndjeri banonte prej disa vitesh në Durrës së bashku me djemtë e tij të rritur, dhe duhet të ketë udhëtuar në Kalimash për të punuar në nxjerrjen e kromit.

Nga ana tjetër ende nuk është plotësisht e qartë nëse kemi të bëjmë me mbytje aksidentale apo vetëvrasje. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›