Administrata shteterore, "lamtumire" pushime
Procesi i liberalizimit te vizave, duket se do ti kushtoje pushimet qeverise apo edhe administrates. Ne mbledhjen e djeshme te ekzekutivit, kryeministri Sali Berisha, kerkoi intensifikimin e punes nga te gjitha hallkat e vendit qe kane te bejne me kete proces, ne menyre qe sa me pare te jete mundur te realizohet liberalizimi i vizave edhe per vendin tone. Kreu i qeverise, percaktoi detyra konkrete per administraten dhe kabinetin e tij, ne kuader te permbushjes dhe permiresimit te reformave. Gjate ketij muaji te nxehte vere, administrata duhet te kujdeset ne detaje per perpilimin e pergjigjeve te nevojshme qe lindin per realizimin e ketij procesi nga Komisioni Evropian. Sipas kryeministrit Sali Berisha, raporti pozitiv i Komisionit Evropian per permbushjen e kritereve per liberalizimin e vizave nga Shqiperia, duhet te shoqerohet nga nje pune me e madhe ne realizimin e reformave dhe permiresimin e tyre. Duke e quajtur procesin e liberalizimit te vizave, historik per vendin, Berisha tha se duhet te analizohet ne detaje cdo problem ne menyre qe persosen detyrat qe i jane vene Shqiperise ne kuader te procesit te liberalizimit te vizave. Detyrat do te kufizojne mundesite per te pushuar administrates apo kabinetit qeveritar, ne rast se pushimet verore i kishin percaktuar per kete periudhe kohore. Ne rezoluten e posacme te miratuar muaj me pare per Shqiperine, Parlamenti Evropian votoi pro procesit te liberalizimit te vizave per Shqiperine, me perpushjen e kritereve te percaktuara per tu realizuar.
Detyrat
Qeveria ndan detyrat per intensifikimin e reformave ne kuader te procesit te liberalizimit te vizave. Kryeministri Sali Berisha, mobilizoi dje kabinetin dhe administraten, per pune intensive gjate gjithe ketij muaji.