Kukës, grabiten me armënë rrugë tre turistët çekë
KUKES- Tre turistë çekë të cilët po udhëtonin me automjetin e tyre nga Peshkopia drejt Kukësit janë grabitur nën kërcënimin e armës nga persona ende të paidentifikuar.
Burime zyrtare nga policia lokale të cilave u referohet ATSH bëjnë të ditur se grabitja ndodhi rreth orës 1 të natës në afërsi të fshatit Mustafë
Disa persona ende të paidenfikuar, nën kërcënimin e armës, u kanë dalë para turistëve çekë që udhëtonin me automjetin e tyre Land Rover dhe u kanë grabitur aparatet fotografike, telefonat, sasi të hollash, si dhe sende të tjera personale.
Më pas grabitësit i kanë lënë të lirë turistët , ndërsa këta të fundit kanë njoftuar Policinë e Kukësit, e cila është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
(sg/shqiptarja.com)