E Diel, 1 Nëntor 2026

Librazhd, eksploziv ujësjellësit të fshatit, arrestohen autorët

LIBRAZHD -Policia e Librazhdit arrestoi sot autorët e shkatërrimit me eksploziv të ujësjellësit në fshatin Gizavesht të këtij rrethi, i cili furnizonte me ujë të pijshëm 36 familje të zonës.

Burime të Policisë bëjnë të ditur se ngjarja në fjalë ka ndodhur mesditën e djeshme, në fshatin Gizavesht të rrethit të Librazhdit, ku banorët e zonës kanë denoncuar se në rrjetin e ujësjellësit të këtij fshati është vendosur një sasi lënde eksplozivi. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur kryerjen e të gjitha veprimeve proceduriale dhe hetimore rreth eksplozivit.

Ndërkohë që ekspertët e kriminalistikës, pasi kanë hequr sasinë e eksplozivit, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes, ku mbas marrjes së dëshmive të disa prej banorëve të zonës, Policia identifikoi si autorë të ngjarjes shtetasit Gëzim Topi dhe Petrit Buzra, 37 dhe 58 vjeç.

Referuar burimeve, ekspozivi i vendosur nga autorët ka qenë hakmarrja ndaj Ujësjellësit, pasi prej më shumë se një viti, ata nuk furnizoheshin me ujë të pijshëm, edhe pse ishin ankuar në zyrat e këtij të fundit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›