E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush duhet ti emërojë drejtorët dhe mesuesit në shkolla?

—–Nga Joana Allushi, Esenka Meleqi—-

Tiranë- Alternativa Civile i ka propozuar Komisionit Parlamentar të Arsimit disa amendamente për projektligjin e ri për arsimin paraunivesitar që është në shqyrtim, me qëllim shkëputjen e ndikimit të politikës në emerimin dhe shkarkimin e mesuesve dhe drejtuesve të shkollave.

Më konkretisht, Alternativa Civile, ka propozuar që drejtuesit e shkollave dhe mesuesit t’i emërojë dhe shkarkojë bordi i shkollës. Por a janë ekzistente sot bordet në shkolla. Sa dhe si funksionojnë, a kanë ato kompetenca dhe a është praktikisht e mundur që ata të marrin përsipër një proces kaq shumë të rëndësishëm siç është emërmimi dhe shkarkimi i drejtorëve të shkollave dhe mësuesve?

Në një intervistë  të  dhënë  për gazetën IDEA, zonja Alma Kasoruho, drejtoreshë e gjimnazit Sinan Tafaj në Tiranë, na tregon më tepër rreth funksionimit të këtij organi. Ajo shprehet se Bordi është ekzistent dhe funksionon.

Nga sa persona përbëhet bordi i shkollës?

Bordi i shkollës përbëhet nga 12 anëtarë. Dy prej tyre janë  mësues, dy janë  vetë  nxënësit dhe anëtarët e tjerë  janë  nga komuniteti i prindërve. Numri i anëtarëve është  në  raport me numrin e nxënësve që ka shkolla.

A merren në konsideratë propozimet e bordit nga shkolla?

Po, anëtarët e bordit kanë të drejtë vote. Ato japin sygjerimet e tyre dhe ne i marrim parasysh. Ato mund të  kenë propozimet e tyre dhe ne mundohemi që të gjitha sygjerimet e bëra dhe që janë në interesin e shkollës dhe të vetë nxënësve të gjejnë zbatim.

Zgjedhja e anëtarëve të bordit është rastësore apo ka kritere?

Zgjedhja e bordit bëhet që në fillim të vitit shkollor, pasi edhe vetë bordi është i rinovueshëm, sepse breza të  ndryshëm vijnë. Që në takimin e parë në çdo klasë zgjidhet nga një anëtar dhe nga të gjithë anëtarët ne bëjmë  një  përzgjedhje duke mbajtur parasysh disa standarte. Duke qënë se anëtarë të bordit janë edhe dy mësuese që  merren me ecurinë apo kërkesat e bordit, në  krye të këtij bordi qëndron një prind.

Sa herë zhvillohen takime mes anëtarëve të bordit dhe shkollës?

Takimet bëhen çdo muaj, sa herë që zhvilllohen edhe takimet me prindër. Ka patur raste qe për shkak të  rrethanave kemi zhvilluar edhe takime jashtë afatit të përcaktuar në rregullore.

Po në rast se bordi është shprehur për pezullimin e një mësuesje nga shkolla apo edhe largimit të drejtorit të shkollës, si veprohet në këtë rast?

Në rast të ankesave ndaj titullarëve apo mësuesve, merren masa. Fillimisht flitet me personin ndaj të cilit është  bërë ankesa dhe i tërhiqet vëmendja. Ka patur raste kur ankesat kanë përfunduar deri në Drejtorinë Arsimore.

Por, a është e mundur që bordi të ketë kompetenca edhe për emërimin e drejtorit dhe të mësuesve? Çfarë mendimi keni ju dhe a është kjo e mundur?

Ky është diskutim i gjërë dhe mendoj se ky diskutim ka epërsitë dhe mangësitë e veta. Them epërsitë, pasi prindërit mund të përzgjedhin dikë që është më afër interesave të tyre, duke që në se janë në kontakt edhe me fëmijët. Së dyti një zgjedhje e tillë  e bën më  të përgjegjshëm drejtuesin apo titullarin duke qenë se është në  kontakt më prindërit. Ndërsa anomalia qëndron në faktin se çdo tre vjet do të duhet të ndërrohet stafi drejtues për shkak të lëvizjes së nxënësve dhe kjo do të shkaktonte çrregullime për sistemin arsimor.

Më poshtë ne po publikojmë propozimet e bëra për amendimet në ligjin për arsimin para universitar:

Neni 30/5

Njësitë arsimore vendore

5. Drejtuesi i njësisë arsimore vendore, përgjegjësit e sektorëve dhe specialistët e tyre përzgjidhen me konkurim të hapur, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara në ligjin nr 8549, 11.11.1999, statusi i nëpunësit civil.

Argumentimi

Në këtë pikë, pra në emërimin e drejtorëve të arsimit në rang qarku apo prefekture, ligji i ri nuk sjell asnjë përmirësim. Këta drejtues do të vazhdojnë të jenë të emëruar nga titullari i arsimit, pavarësisht konkurimit të hapur. Si deri më sot, do të jenë strukturat politike në bazë të partisë në pushtet që do të vendosin.

Për këtë arsye ne sugjerojmë:

1-Drejtori njësise arsimore vendore të emërohet nga Ministri i Arsimit me propozim të Këshillit Vendor i Arsimit Parauniversitar. (Këshilli Vendor i Arsimit Parauniversitar të plotësohet sipas amendimeve që propozon Fondacioni Soros)

Krahas kritereve profesionale, të përcaktohen në ligj edhe kriteret e mëposhtme:

1 -Kandidati për drejtues i njësisë arsimore vendore, duhet të ketë punuar pa ndërprerje 15 vitet e fundit në arsim(pasi sot ka në krye të arsimit edhe doganierë, edhe nga ata që janë kthyer nga emigracioni 10 vjecar).

2 -Të ketë patur përvojë në drejtim(shkolle etj)

3- Të mos bëjë pjesë në forumet drejtuese të partive politike, në qendër apo në bazë.

Këto kritere, dhe të tjera nëse shikohet e nevojshme, të përcaktohen në ligj dhe jo në akte normative të ministrit të arsimit.

 Neni 55

Emërimi dhe shkarkimi i drejtorit të institucionit arsimor

 1.      Drejtori i institucionit arsimor publik emërohet nga titullari i njësisë arsimore vendore përkatëse, pas propozimit të dy kandidatëve që përzgjidhen me konkurrim të hapur nga komisioni përzgjedhës. Komisioni përbëhet nga një përfaqësues i njësisë arsimore vendore, një përfaqësues i njësisë përkatëse bazë të qeverisë vendore, kryetari i bordit të institucionit, kryetari i qeverisë së nxënësve për arsimin e mesëm të lartë, si dhe një mësues me përvojë dhe me arritje të spikatura në atë institucion arsimor, i cili zgjidhet nga këshilli i mësuesve.

Kriteret dhe procedurat për emërimin dhe/ose shkarkimin e drejtorit të institucionit përcaktohen me udhëzim të ministrit.

2.      Titullari i njësisë arsimore shkarkon drejtorin e institucionit arsimor publik për shkelje të dispozitave të këtij ligji dhe akteve të tij nënligjore, shkelje të etikës e të sjelljes në institucion, si dhe për mosrealizime të institucionit.

Argumentimi

Për herë të parë, emërimi i drejtorit të shkollës i hiqet si kompetencë e drejtëpërdrejtë drejtorit të arsimit të qarkut dhe ky është një zhvillim shumë pozitiv. Sipas ligjit të ri, drejtori emërohet nga drejtori i arsimit të njësisë vendore, mes dy kandidaturave që përzgjedh një komision i posacëm, që është emërtuar komisioni përzgjedhës.

Legjislacioni shqiptar i arsimit, plotësuar me akte dhe dispozita normative, parashikon tashmë krijimin e bordit të shkollave(Neni 52, Kreu XI, i Aktit Normativ te Ministrit Te Arsimit). Nga hulumtimet tona në shumë zona të vendit, na rezulton se në tërësi, bordet janë krijuar, por nuk janë shumë funksionalë, pasi nuk kanë kompetenca. Pikërisht në kushtet kur ekzistojnë bordet e shkollave, përse duhet të krijohet një komision përzgjedhës, praktikë kjo që nuk e ndeshim në legjislacionin e vendeve të tjera të cilëve ne u jemi referuar për të prodhuar këto rekomandime? Ne fund të fundit, cili është ndryshimi mes bordit të shkollës dhe këtijkomisioni përzgjedhës që propozon ligji? Po ti referohemi Nenit 34 për bordin e shkollës dhe Aktit Normativ që përcakton përbërjen e këtij bordi, arrijmë në përfundimin se Komisioni Përzgjedhës është një bord i ri shkolle, por me ndryshimin se ka në përbërjë edhe

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›