E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes kontroll bizneve per kasat fiskale

Administrata Tatimore më Kukës ka ndërmarë një aksion për kontrollin e biznesit të vogël dhe atij të mesëm për paisjen me kasa fiskale. Duke qënë se numri i bizneseve që tashmë e kanë instaluar kasën dhe afatet kohore për paisje me të janë shumë të shkurtra, inspektorët u kanë bërë thirrje edhe një herë të gjithë biznesmenëve që të përfundojnë këtë proces pasi në të kundërt sanskionet ligjore do jenë të forta.

“Të gjthë tatimpaguesit e biznesit të vogël janë të detyruar të përdorin pajisjen fiskale dhe të lëshojnë në mënyrë të detyrueshme kuponin tatimor” tha Fatmira Shehu, specialistë në sektorin e Shërbimit të tatimpaguesve”.

Ky aksion ndërgjegjësimi është shtrirë në të gjithë qarkun e Kukësit ku numri i bizneseve është i lartë , por numri i atyre që janë paisur me kasë është mjaft i vogël . Të gjithë tatim paguesit të cilët kanë detyrim për instalimin e pajisjeve fiskale dhe kanë bërë pagesën e blerjes së saj deri në datën 28 shkurt 2011 do  iu rimbursohet pagesa deri në shumën 44 000 lekë.

Flutura Tota    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›