Permbytjet shkaterimtare banoret e Shkodres pa festa
Një pjesë e banorëve të Shkodrës duket se përvec krishlindjeve edhe vitin e ri nuk do të mund ta festojnë. Përmbytjet e 30 nëntorit kanë bërë të pabanueshme shtëpitë e tyre duke i detyruar të vazhdojnë të jetojnë nëpër konvikte. Rexhina Çupi nga fshati Kuq i komunes Gure i Zi tregon se uji i ka shkatërruar gjithcka dhe kthimi në shtëpi është i pamundur pasi rënia e temperaturave vështirëson jetesën në banesën me lagështirë.
”Të gjitha placket e shtëpisë më kanë shkuar dëm. Unë s’di as ku të fle, s’di as cfarë të bëj. Kjo shtëpi është bërë e pabanueshme. Sot për sot jemi në konvikt. Atje nuk jemi në gjendje të keqe, por duam të kthehemi në jëtojmë në shtëpi” tha zonja Çupi.
Perveç baneses, deme jane shkaktuar edhe ne bazen ushqimore per bagetite të cilat kanë qenë e vetmja mënyrë jetese për familjen Cupi e që tani nuk kanë me cti ushqejnë.Banoret jane kthyer ne nje pjese te mire ne banesat e tyre, por e gjithe pasuria ka humbur bashke me rrjedhen e ujit,nderkohe qe edhe muret e shtepive rrezikojnë shembjen për shkak të kohës së gjatë nën ujë.
Bruna Gjoka