Kukës, kryekomunari fiton tenderin për pastrimin e rrugëve
Kryetari i Komunës së Bushtricës fiton tenderët për pastrimin e rrugëve të Qarkut të Kukësit. Dy borëpastruese që mbajnë logon e firmës "ARMEMIL" sh.p.k. i sheh teksa punojnë në aksin Kukës - Qafë-Shllak. Vetë shoferi i borëpastrueses konfirmon se pronari i firmës për të cilën ai punon, është Kujtim Gjoka, kryetari i Komunës Bushtricë. Por nuk u mjaftuam me kaq. Për të marrë një përgjigje zyrtare për përfaqësuesin ligjor të kësaj firme iu drejtuam QKR-së. Në regjistrat e QKR-së që nga 29 prilli i vitit të kaluar përfaqësuesi ligjor i firmës "ARMEMIL" sh.p.k. është zoti Kujtim Gjoka, kryetari i Komunës së Bushtricës. Kjo kompani ka status aktiv dhe si e tillë ka fituar tenderin për pastrimin e disa rrugëve të qarkut nga dëbora. Ndërkohë që askush nuk i ka kundërshtuar procedurat e këtij tenderi publik dhe as fitimin e tij nga firma "ARMEMIL", në një kohë që ka konflikt interesi, pasi përfaqësuesi i saj ligjor është kryetari i një prej 27 komunave të Qarkut të Kukësit.
Firma "ARMEMIL", në këtë rast nuk është firmë nënkontraktore.
Shoferi i njërës prej borëpastrueseve tregon se kjo firmë ka nxjerrë katër makineri të tilla për të pastruar rrugën e për të hedhur kripë e skorie.
Grupi i xhirimit të "Fiks Fare" vërtetoi se në aksin Kukës - Qafë-Shllak punonin vetëm dy borëpastruese të kësaj firme dhe një makinë e firmës "Bechtel", që e kishte hapur rrugën sa herë që duhet të kalonin kamionët e firmës.
Nëse ecën më tej, në aksin Kukës - Pukë, i cili është mbi 90 km i gjatë, shikon vetëm furgona dhe autobusë që kanë mbetur në dëborë apo që kanë rrëshqitur nga ngrica në rrugë. Askund nuk shikon kripë apo skorie. Pasi borëpastruesja kalon njëherë bora vazhdon, skoriet nuk hidhen në kohën e duhur dhe rrugët vazhdojnë të jetë në bllokuara. Deri në Kalimash rruga është totalisht e bllokuar. Udhëtarët dhe drejtuesit e automjeteve që qëndrojnë të bllokuar në borë, duke u përpjekur me mjete rrethanore të hapin rrugën tregojnë se në dy ditë në këtë aks nuk kanë parë asnjë borëpastruese. Që nga Kukësi deri në Kalimash janë 23 kilometra dhe nuk kalon asnjë borëpastruese. Vetëm një makineri e madhe e firmës "Bechtel" ka kaluar një herë, tregojnë banorët e zonës dhe asnjë fadromë apo borëpastruese tjetër nuk është dukur në dy ditë. Ndërkohë, çdo ditë deklarohet se rrugët nacionale në veri janë të lira dhe nuk ka vështirësi në kalimin e tyre.