E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes lidhja me autostraden problemi qe i heq izolimin

Qyteti

Qyteti i Kukesit me nje popullsi prej rreth 30 mije banore ka perpara sfida te veshtira nje pjese te cilave jane trasheguar nga vitet e shkuara.

Punesimi perben nje problem te rendesishem per Kukesin pasi aktualisht gati gjysma e familjeve te ketij komuniteti jetojne nen nivelin minimum te varferise dhe marrin ndihme ekonomike nga shteti.  Te dhenat e zyres se punes tregojne se papunesia kap shifrat deri ne 35 te popullsise aktive ose me shume se 5 mije persona.

Tregu

Qyteti i Kukesit nuk ka akoma nje treg industrial. Tregtaret shesin ne mjedise te papershtatshme ne kioska dhe ne balte ku paguajne nje takse pirate nga pretendentet si pronare te tokes.

Qe prej 6 vitesh eshte ndertuar ne Kukes magazina e patateve nje kompleks perpunues dhe frigoriferik qe ka kushtuar rreth gjysme milioni dollare dhe ende nuk po vihet ne pune. Bashkia nuk eshte pronare por partner ne kete investim.

Autostrada

Kukesi aktualisht nuk ka nje hyrje dhe dalje nga autostrada dhe kjo gje perben nje problem serioz per qarkullimin rrugor dhe integrimin e qytetit me infrastrukturen moderne. Aktualisht hyrja ne autostrade dhe dalja prej saj behet ne kundershtim me rregullat e qarkullimit dhe ku nuk kane munguar aksidentet me pasoja per jeten e njerezve. Nuk ka nje rreth-rrotullim mbi dhe nenkalime te duhura. Edhe pjesa e bregut te liqenit te Kukesit mbetet e izoluar nga autostrada.

Strehimi

Ky eshte nje problem tjeter i rendesishem. Ne Kukes ndodhen te regjistruar si te pastreha rreth 700 familje ku nepermjet kredive te buta kane mundur te perfitojne vitet e fundit vetem rreth 1 apo 2 e tyre. Nje numer familjesh jetojne ne baraka skandaloze bodrume dhe kontejnere.

Uji

Furnizimi me uje te pijshem mbetet gjithashtu nje ceshtje shume delikate per kete qytet i cili ka te pakten tre sisteme te ujesjellesve te ndertuar dekadat e fundit dhe nje tjeter i ri ndodhet ne proces. Ky i fundit ka kushtuar 3.5 milione euro. Shkaku i mungeses se ujit ka qene sic eshte saktesuar nga kompetentet abuzimi me tubacionet nga fshatrat dhe periferia e qytetit ku uji i pijshem perdoret per vaditjen e tokave bujqesore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›