E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidentet dhe masat e marra nga policia e kryeqytetit

Qendrimi zyrtar

Incidentet ne Bathore nuk jane kaluar pa arrestime per militante te Partise Demokratike dhe asaj Socialiste. Sipas te dhenave zyrtare jane marre te gjitha masat per personat problematike duke i arrestuar ata ose ndjekur penalisht. Ne lidhje me perplasjen ne Kashar policia e kryeqytetit tha se nga sherbimet per Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve te Komisariatit Nr. 6 eshte bere arrestimi i shtetasve Luan Sulaj 32 vjec dhe Viktor Sulaj 27 vjec respektivisht me banim ne Kashar Tirane. Nderkohe jane shpallur ne kerkim policor shtetasit Alfred Sula Ismail Sula Ramazan Sula dhe Ndricim Lleshi. Arrestimi i dy shtetasve te lartpermendur u krye sepse dyshohet se ne Kashar per motive te dobeta kane kanosur me arme dhe goditur me sende te forta shtetasit Fatjon Xhavit Kamberi 26 vjec dhe Genci Xhavit Kamberi 33 vjec banues ne Kashar. Pra arrestimi i tyre nuk eshte bere per shkaqe politike. Ndersa per konfliktin ne Bathore policia tha se nga ana e sherbimeve per Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve te Komisariatit nr. 5 eshte bere arrestimi i shtetasit Krenar Bajram Baja 21 vjec me banim ne Bathore Tirane. Arrestimi i tij u krye ne oren 2400 sepse sipas policise pas nje konflikti midis simpatizanteve te dy subjekteve politike shtetasi i mesiperm dyshohet te jete autor i demtimit te dy automjeteve tip Volkswagen Bora dhe Golf ne pronesi te shtetasve Elvis Nazmi Vladi 20 vjec Ardian Bajram Ali 26 vjec banues ne Tapize Gjithashtu nga ana e sherbimeve te ketij komisariati jane proceduar penalisht per bllokim rruge ne Bathore edhe dhjete persona te tjere. Aktualisht vazhdon puna ne marrjen e deklarimeve ndaj personave te tjere qe kane dijeni per rrethanat e ketij incidenti ndersa materialet iu derguan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›