Beteja e kryebashkiakut me ish-emigrantin e kthyer nga Anglia
Nje qytet i rendesishem i veriut i cili pas vitit 1999 ka marre nje dimension edhe me te madh qe eshte lidhja me Kosoven. Autostrada ka krijuar nje mundesi te arte per kuksianet por ende nuk jane bere te mundura mbikalimet dhe nenkalimet qe do ta hiqnin izolimin e qytetit nga lumi i udhetareve te cilet mund te shfrytezonin te mirat qe ofron qyteti duke sjelle edhe para me shume per biznesin vendas. Qyteti i Kukesit realisht nuk ka qene nje bastion i palevizshem i asnje force politike por ka levizur si nga e majta ashtu nga e djathta. Ne vitin 1992 perkatesisht zgjedhjet lokale bashkine e fitojne socialistet. Me pas e marrin demokratet per tiu rikthyer PS-se ne vitin 2000. Ne 2003 fiton PD-ja e cila mban deri me sot administraten e qytetit. Por Kukesi eshte artimetikisht qytet qe te dyja forcat kryesore kane thuajse ekuiliber por qe ka levizur nga situatat politike. Ne fakt ndertimi i Rruges se Kombit i ka dhene nje dore te fuqishme mazhorances e cila ka marre mbeshtetje nga njerezit qe vertete presin perfitimin e duhur nga autostrada. Gara per zgjedhjet e 8 majit eshte nje konfirmim apo kerkese per mandatin e dyte nga kryebashkiaku aktual i se djathtes dhe nje kandidat i ri i opozites i cili sjell eksperiencen e kuksianeve qe ne shumice kane emigruar ne Britanine e Madhe dhe sjellin prej andej modelin e qyteteve angleze. Nje gare ne te cilen opozita synon te marre nje qytet qe e ka pasur per disa kohe por qe prej 2003-shit mbahet fuqishem nga Partia Demokratike e cila edhe ne zgjedhjet e kaluara lokale dhe parlamentare mban Veriun si bastion te sajin. Kukesi si nje nga qendrat kryesore te Veriut kerkon qe te mos mbetet nje qytet qe ushqehet me te ardhurat e pakta si xhep i autostrades qe lidh Durresin me Kosoven por si terminal kryesor dhe porte e Shqiperise me qytetin e Prizrenit por edhe me gjere me Kosoven dhe rajonin.