Tiranë, arrestohet për tentativë vrasje 24-vjeçari

Policia e Tiranë ka arrestuar një 24 vjeçar i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë. Mishel Prela akuzohet se në gusht ka goditur me thikë pas një grindje për motive të dobëta 23 vjeçarin Ervin Kapja.
Po ashtu uniformat blu arrestuan në flagrancë duke vjedhur 37- vjeçarin Gimi Lepuri. Ai u kap në rrugën "Ali Demi", duke tentuar të vjedhë një automjetin tip "Benz".
Në prangat e policisë është vënë edhe Ermir Daullxhiu, 21 vjeç i dënuar për vjedhje.