E Diel, 1 Nëntor 2026

Agjenti i Benitezit: Te Juventusi, pse jo?

Me shumë mundësi aventura e Ferrarës si bardhezi është në orët e fundit dhe drejtuesit e klubit janë duke kërkuar zëvendësuesin e tij. Në listën e zëvendësuesve të mundshëm është edhe emri i trajnerit aktual të Liverpulit, Rafa Benitez.Spanjolli nuk po kalon momente të mira në “Anfield Road”, prandaj agjenti i tij nuk përjashton mundësinë e një afrimi të trajnerit kampion Europe në 2005-ën tek “Zonja”. “Benitez te Juventusi? Kurrë mos thuaj kurrë!”, u shpreh ai.Por agjenti saktësoi se klienti i tij nuk mund të lëvizë nga Liverpuli para muajit qershor: “Nuk e di se çfarë mund të ndodhë pas katër apo pesë muajsh, sepse në futboll gjithçka ndryshon shumë shpejt. Parimi themelor është është se Rafa ka një kontratë katër vjeçare me Liverpulin”.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›