Aldo Bare kërkon pushimin e çështjes gjyqësore
Avokati mbrojtës i Bares, Vladimir Meçi ka kundërshtuar në seancën e sotme hetimet e organit të prokurorisë, duke i cilësuar ato si jashtë afateve ligjore. Sipas tij, duke deklaruar pavlefshmërinë e akteve procedurale, ka kërkuar pushimin e procesit ndaj klientit të tij. Fillimin e kësaj seance, e ka ndjekur edhe i pandehuri Aldo Bare, por, më pas ai u larguar për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Në këto kushte, Gjykata e ka shtyrë seancën për javën e ardhshme. Aktualisht, Alfred Shkurti është nën procedimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, i akuzuar si drejtues i "Bandës së Lushnjës", mbi të cilën rëndojnë një sërë krimesh të rënda, të kryera vite më parë në Shqipëri. Ndaj tij rëndojnë akuzat për dhjetëra vrasje, rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, etj. Ai u ekstradua në nëntor të vitit të kaluar nga Turqia, ku ishte arrestuar që prej tre vitesh, pas një urdhër- arresti të lëshuar ndaj tij nga autoritetet e drejtësisë shqiptare.