E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, ndërhyrje nga ajri kundër zjarreve

 Duke parë se ndërhyrjet nga toka janë të pamundura për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore, hidroplanët e marrë me qera nga Ministria e Brendshme kanë shfrytëzuar basenin e hidrocentralit të Fierzës për t’u furnizuar me ujë dhe për të shuar vatrat e zjarrit në masivet pyjore në lartësi të mëdha.

 Sipas drejtorit të shërbimit pyjor të rrethit, Shefqet Elezi, "kjo ka qënë e vetmja mënyrë eficente për ndërhyrje. Po ashtu të gjitha vatrat e zjarreve në rrethin e Kukësit janë të qëllimshme, pasi ato janë shumë larg qendrave të banuara".

Nga vatrat e zjarrit të shfaqura prej ditësh në qarkun e Kukësit deri tani janë djegur tërësisht më shumë se 100 ha pyje, prej të cilave 70 ha me pemë të larta, ah dhe plep janë djegur në rrethin e Kukësit, ndërsa 30 ha të tjerë janë djegur në rrethet e Hasit dhe të Tropojës. /Start/

                                                                                             2012-08-01 16:48
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›