E Diel, 1 Nëntor 2026

Halim Xhelo, Gjenerali që i shkroi Enverit: Na ke vënë litarin në fyt

Halim Xhelo

Flet Vladimir Xhelo, i biri i gjeneralit të dënuar për agjitacion e propagandë.

Operacioni sekret i Rrahman Perllakut e Mihallaq Ziçishtit, dy gjeneralëve që prangosën Halim Xhelon në Vlorë.

Vladimir Xhelo, i biri i gjeneralit të kryqëzuar për letrën e famshme që i dërgoi Enverit në shenjë proteste për heqjen e gradave dhe reformat për kinezërimin e jetës politike e shoqërore në mesin e viteve ’60, nuk ka dëshirë ta ndajë me të tjerët historinë e të atit dhe dramën e familjarëve. Madje, shfaqet kategorik në vendimin e tij. Arsyet me sa duket lidhen me rrethanat si ka rrjedhur jeta e tyre pas këtij momenti tragjik dhe veçori të tjera të rastit “Xhelo”. Sidoqoftë, kur përmendet ndonjë akuzë therëse nga teksti i korrespodencës së të atit me Enverin, 60-vjeçari nga Dukati, që ka kaluar edhe vet mbi një dekadë në ferrin e burgjeve të komunizmit, nuk mund t’i rezistojë tundimit dhe shpërthen në një mënyrë të çuditshme. “I ke vënë popullit litarin për fyti, i shkruante Halimi Enverit. Mirë e kishte, thonë njerëzia, sidomos tani. Mirë them edhe unë. Po kujt ia thoshte, kur, me kë merrej, kë sfidonte, çfarë mund të fitonte. Shkurt, i binte murit me kokë. I binte murit me kokë, po ku doli. Ku mund të delte. Litarin që i shkruante Enverit, e bëri kular për fytin e vet, të familjarëve, të fisit”.

(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten Panorama ne numrin e sotëm të versionit print).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›