E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, kërcënoi familjarët me mitraloz, arrestohet

Në pranga përfundoi shtetasi Ramadan Oka, 67-vjeç, banues në fshatin Surroj, të rrethit Kukës, i sapo dalë nga burgu me masën sigurie “Detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore”.

Ky shtetas u arrestua pasi pasditen e shkuar ka kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme me armë disa nga familjarët e tij. Forcat e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku janë gjetur dhe bllokuar 2 mitraloza të lehtë, me 7 karikatorë, me 1220 fishekë Mod 56 dhe 4 karikatorë pushke Mod 63, si dhe 6 topa fitil dinamiti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Është bërë dokumentimi i plotë ligjor i kësaj ngjarjeje dhe materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armeve dhe municioneve luftarake”.  /Start/

                                                                                             2012-08-02 08:39
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›