E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, babai e vrau të bijën se nuk e dëgjoi

 Ngjarja ka ndodhur për shkak se vajza ka kundërshtuar të atin, duke mos dashur që të qëndronte në fshatin e largët Arrë për të kullotur bagëtitë

 Vajza ka kërkuar në vijimësi të kthehej në shtëpi, por ka hasur në kundërshtinë e të atit. Në momente nervozizmi, burri ka qëlluar me çifte vajzën e tij Marjana. Policia bën me dije se Marash Bregu, ka qenë i dënuar më parë për vrasje në vitin 1993.

Gjithashtu, ai njihej edhe si konsumues i alkoolit. I tronditur nga vrasja, burri ka qëlluar edhe veten, duke humbur jetën. Një pjesë e familjes Bregu ishte shkëputur për të veruar në fshatin Arrë të komunës Temal, zonë tejet malore në Dukagjin, ndërsa jetonin në fshatin Bardhaj në afërsi të qytetit të Shkodrës.

Vajza ishte mërzitur duke jetuar në fshatin e largët dhe dje vendosi të kthehej në shtëpi, por rruga iu ndërpre në mes nga plumbat e babait të saj. Policia e Shkodrës bëri me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 14:20 minuta. Forcat e policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes ku nisën hetimet. /Start/

                                                                                             2012-08-02 09:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›