E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrefim nga Ferri Komunist pushkatimi i poeteve ne nje liber

Ndricimi i krimeve te diktatures komuniste nuk eshte nje pune e lehte ne Shqiperi. Bedri Blloshmi kerkoi mbi 10 vjet ne arkivat e shtetit shqiptar per te mesuar te verteten se si u denuan me vdekje ai dhe dy poetet e njohur Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Ai thote se sipas dokumentave shteterore pushkatimi i tyre ishte paracaktuar ne nje mbledhje te Komitetit te Partise ku merrnin Hysni Kapo dhe Sotir Kocollari shume kohe para se te zhvillohej gjyqi. Bedriu sapo ka botuar librin dokumentar Rrefime nga Ferri Komunist ku botohen per here te pare gjithe dosjet e Sigurimit famekeq te Shtetit mbi ndjekjen dhe pushkatimin e dy poeteve Blloshmi dhe Leka. Ne te jane zbardhur te gjithe pseudonimet e informatoreve qe perndiqnin dy poetet e rinj te cilet ishin djem te familjeve tradicionalisht patriotike antifashiste dhe antikomuniste. Ai thote se qysh ne burg e kishte vendosur qe nje dite do te ndriconte te verteten e vrasjes se dy poeteve si dhe pse regjimi komunist e shkaterroi familjen Blloshmi.

Ne fillim te viteve 90 ai gjeti eshtrat e tyre qe pas pushkatimit u hodhen ne nje perrua dhe menjehere kerkoi dokumenta te panumerta por veshtiresia per ti nxjerre ato ishte shume e madhe. Megjithate ai thote se kjo eshte nisme personale per vellain por nga ana tjeter per mijera te denuar te tjere eshte bere shume pak gjate 20 vjeteve per zbardhjen dhe denimin e krimeve te diktatures. Bedriu thote se askush nuk interesohet per ta te burgosurit politike jane nje shtrese qe po semuren dhe po largohen nga jeta pa e marre ende nje mirenjohje dhe respekt nga shoqeria shqiptare se pari moralisht per rezistencen qe i bene komunizmit. Ndersa demshperblimet financiare per burgun e padrejte jane gjithnje te vonuara dhe te paplota.

Vilsoni dhe Genci ishin dy mesues qe regjimi i coi te punonin njeri ne miniere tjetri ne bujqesi dhe me vone i pushkatoi per agjitacion dhe propagande kunder pushtetit popullor per disa poezi dhe shkrime letrare qe nuk u botuan asnjehere gjate komunizmit. Disa shkrimtare te regjimit mbeshteten akuzat me akt-ekspertime letrare ku thane se poezite e tyre Saharaja Oxhaku dhe ndonje tjeter nenkuptonin mospelqimet e tyre ndaj komunizmit. Vilson Blloshmi dhe Genc Leka jane dekoruar nga presidenti i Shqiperise me tituj nderi dhe ne qytetin e Librazhdit eshte ngritur nje monument qe nderon kujtimin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›