Kukës, protestojnë banorët për përmbytjen e tokave nga HEC-i
Për këtë arsye, banorët e fshatit Cernelevë, rreth 25 kilometra larg qytetit të Kukësit, kanë protestuar një ditë më parë, duke kërkuar shpronësim të tokave të tyre.
Ata kanë kërcënuar punëtorët që të mos vijojnë punimet, por përballë kësaj situate ka ndërhyrë forcat e rendit duke arrestuar tre persona.
Zëdhënësja e Policisë së Qarkut të Kukësit, Suada Sula, tha se janë ndaluar shtetasit Ramiz Dauti, 22 vjeç, Ilmi Dauti, 57 vjeç dhe Nuhi Dauti, 54 vjeç, të tre banorë të fshatit Cernelevë për akuzën e vetëgjyqësisë në bashkëpunim dhe mosbindje ndaj punonjësve të policisë.
Muajin e kaluar nga forcat e policisë u ndaluan 5 banorë të këtij fshati për shkak se pengonin ecurinë normale të punimeve. Sipas banorëve, ndërtimi i hidrocentralit u dëmton jo pak tokë bujqësore, ndërsa nuk janë shpronësuar. /S.Lleshi/Start/
2011-06-24 09:39