E Diel, 1 Nëntor 2026

Qytet i vdekur jete te vdekura

Birre gozhde dhe sapun drama me e re e Stefan Capalikut eshte vene ne skene ne teatrin Migjeni te Shkodres. Drama komike sic e ka cilesuar vete Capaliku e sjell ate edhe ne rolin e regjisorit dhe skenografit

Stefan Capaliku eshte nga autoret me ne ze ne gjinine e drames pas viteve 90 afer 20 pjese jane botuar apo vene ne skenat e teatrit shqiptar andej e kendej kufirit. Ne dukje te pare disa syresh ngjajne si te lehta moskokecarese shakatore madje aty-ketu vegon edhe sharmi i anekdotes. Mirepo pas ketyre fjaleve jo fort te rendesishme jo aq te renda as serioze as dramatike ja ku bulezon ankthi i fshehte i shoqerise poskomuniste qe ngarendet kuturu ne kerkim te vetvetes se humbur sdihet se ku ja ku shfaqen e zhduken portrete-maska fytyra te zymta e te vrerosura qe ne menyre te befte kur hic se pret te thone ca fjale te pikura e te kripura e te leshojne do murmurima zemrash te lenduara ne forme traumash ashtu te malcuara e me qelbin e mbajtur ende perbrenda. Hiquani levozhgen grisjani perden shakatore dhe ju do te shihni aty do njerez si gjysme te cartur me veprime si te cakerdisura te dale nga freri qe frymojne me pervujtni do te shquani ndoca maska sociale groteske qe popullojne meset tona qe rrine diku prane nesh qe here kelthasin e here tjeter sbezajne vec numerojne tiktakun e zemres se tyre te harbuar. Mos ndoshta jemi ne vete valle Eh jemi dhe sjemi. E ne qofshim se themi. Ja e kesaj tipologjie eshte edhe drama e tij e fundit Birre gozhde dhe sapun e emertuar gjithepo prej atij vete si drame komike qe te kujton Joneskon vene ne skene nga po ai tashme edhe si regjisor edhe si skenograf ne teatrin Migjeni te Shkodres.Po pse pikerisht Birre Gozhde dhe Sapun Mos valle sepse personazhet e saj mbetur si ne nje cark minjsh - nje qytet i harruar dhe i braktisur minatoresh diku ne Veri - ia futin me kriko birrash per te shuar merzine dhe kotesine Apo sepse ne nje dyqan-magazine plot rraqe llamarina fuci birre dhe hekura gjithashtu edhe si shtepi-gjelletore-qebaptore gozhdet normale kane mbaruar si shumecka tjeter normale ne ate qytet dhe kane mbetur vetem ca gozhde kollonisho 16-she thua se vlejne per te kryqezuar vetveten e jo traret e shtepise Mbase edhe kjo eshte nje pergjigje. Ashtu anash e anash Absurdi - jane vete keto gozhde te padobishme ose te dobishme per te mberthyer si Jezuin ne kryq shpresen e ketyre njerezve groteske e fatkeqij kotesine e tyre budallallekun dhe marrezine e tyre Fali Zot se sdine cka bejne... Mbase duhet diku edhe pak sapun per banoret e ketij qyteti mbytur nga helmet si per te shpelare vetveten dhe me tutje si metafora e katarsisit e pastrimit te tyre nga merite e kohes por edhe i shpirtrave tane gjithashtu teksa i shohim e na vjen aq keq per ta Mos valle jemi ne vete aty E pse jo Birre Gozhde e Sapun eshte nje titull anekdotik edhe me pak humor per personazhet sikurse nje shpoti trill e shaka e vete Capalikut per relikte a kavie te tilla sociale fatkeqesisht njerezore qe na bejne te qeshim vetem sa per te mbajtur trishtimin dhe ulerimen tone qe na vikat perbrenda. Pikerisht keshtu Nese mund te qash qaj Nese mund te qeshesh qesh Kjo seshte vecse zgjedhja jote. Dhe atebote fytyrat groteske mund ti lexosh krejt ndryshe. Stefani-dramaturg e ka lene te nenkuptuar Stefani-regjisor ndonese me pak pervoje ne kete art te veshtire vecse sa e ka skicuar vecse sa i ka hedhur linjat dhe ngjyrat ne telajon e skenes me aktoret skenografine interesante dhe disa parabola te rrokshme lehtesisht. Thashe vecse sa i ka hedhur. Sepse ndoshta mund te ngulmonte me fort bash ne rizbulimet e brengave e traumave te ketyre karaktereve qe vijne te fshehura pas shakase groteskut anekdotes budallallekut marrezise dehjes semundjes neverise. Shfaqja fillon mire nden nje ton rrefimtar e shakator njeheresh me lojen e bukur te Rita Gjekes si Maria nje grua malesore e thjeshte nje nene plot merak per djalin ne kurbet dhe te Frederik Fistanit si Jaku nje ish-teknik miniere i katandisur roje qe e mbyt merzine ne pije dhe shfryrje inatesh per kohen qe iku kohen qe eshte kohen qe vjen Tere kohen e kotesise kurverise genjeshtres iluzionit. Performimi behet pastaj me dinamik fiton energji ne mizanskene e provokon publikun me batutat e mprehta dhe humorin ia merr disa here atij duartrokitjen shpotit e gazmon me intervistat e ketyre mendjelehteve perpara nje kamere grabitqare e genjeshtare qe krijon dy vetje a lart e poshte si mizanskene b e njemendet dhe virtuale si menyre shfaqjeje. Me tutje performimi pervijohet mire si ritem madje edhe si temp gjer me kundertheniet e befta muzikore kuptimplote Bethoveni dhe kitchi shqiptar Lindja dhe Perendimi. Dhe tamam pas ketij vrullimi qe arrin kulmin me skenen e vallezimit dhe kur Toma luan Enver Hyseni ia ngul pak me vone gozhden 16-she ne brinje Joshuase luan Besmir Halitaj duke e lene te vdekur ne vend vijne shanset qe te krijohen me qarte kontrapunktet nga shakaja dhe humori ne drame dhe pezem. Ne mesojme se inxhinier Pavli luan Agron Dizdari nuk i shkruaka as Kryeministrit dhe as Presidentit per kinse rivenien ne pune te minieres se braktisur por vetvetes nje dashurie qe se ka gjetur dhe kurre se gjen dot. Nje jete e shkuar dem e mbytur ne merzi. Po a smund te shtoheshin edhe disa fjale te tjera ketu per ta rritur efektin e kontrapunktit dhe fotografia e levizjes se shpirtit te behej me e qarte Them se po. Ne kulmin e tingujve te nje buzuku ne degjojme nje klithme si kuje e qarje deshperuese. Eumlshte Marku luan Jozef Shiroka i mbytur ne pije nje i ri qe ka tentuar 6 here te kaloje kufirin me Greqine si emigrant klandestin dhe 6 here eshte zene nga policia greke eshte rrahur per vdekje eshte poshteruar gjersa ka humbur ekuilibrin mendor. Pikerisht kjo pasoje kjo traume mund te shfrytezohej me mire edhe nga pikepamja dramaturgjike packa se si zgjidhje regjisoriale edhe aktoriale ajo ishte shenjuese. Edhe Madalena luan Brikena Sinanaj nje grua e martuar ne kete qytetth por e ardhur diku nga Jugu sepse paska dashuruar dikur tani ka mbetur e deshperuar e zhgenjyer aty ne nje rrethine te humbur e plot akull me rini te fishkur me nje burre te semure qe urinon pasi vuan pasojat e minieres luan Simon Shkreli. E cmund te beje vecse tia mbathe nga syte kembet me mashkullin e pare i cili mund ti ofroje diku nje tjeter jete qofte dhe nje rrene sa per te perligjur arratine e saj duke lene pas tre te vdekur Joshua i vrare Toma si vrases Pjetri nje i vrare - i gjalle. Pikerisht ne kete lloj perjetimi mund te procedohej ca me thelle per te realizuar ate qe thame ne kryehere kontrapunktet e forta dramatike qe vete pjesa dhe personazhet jo se si mbartin. Ironi e gjitha eshte retorika e Joshuase keta matrapaze te sofistikuar te koheve moderne qe shesin iluzione dhe grumbullojne para. Perputhur kesaj qasjeje satirizuese me duket se mizanskena e Capalikut e beri bukur mire te lexueshme idene e siperthene madje krijoi nje metafore te mencur e plot domethenie me koken e aktorit mbi tavan qe berbeliste fjale boshe dengla si nje i kurdisur.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›