E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, shpëtohet i mituri nga trafikimi, 19-vjeçari në pranga

KUKES - Një i mitur është rrëmbyer në fshatin Zapod të Kukësit, nga një 19-vjeçar më qëllim trafikimin e tij drejt Kosovës. Mësohet se 19-vjeçari Begzim Isha ka mashtruar 8-vjeçarin me iniciale A.F e ka marrë me vete dhe më pas ka tentuar të largohet me atë jashtë vendit.

Familjarët e të miturit të shqetësuar nga mos mbërritja e të birit në kohë në shtëpi kanë njoftuar menjëherë policinë e cila ka shkuar në vendngjarje dhe në rrugë operative ka arritur të identifikojë 19-vjeçarin si rrëmbyesin e të miturit.

Gjithashtu në banesën e të riut policia ka gjetur fëmijën e rrëmbyer duke e kthyer atë pranë familjes, ndërsa ka vënë në pranga edhe rrëmbyesin.

Burime pranë policisë bëjnë të ditur së në momentin e gjetjes nga policia, fëmija ka shfaqur probleme psikologjike dhe ka treguar se 19-vjeçari e ka kërcënuar me pistoletë që të mos tregojë asgjë për ngjarjen.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›