E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, strategjia kundër punës së zezë

Shtimi i rasteve të informalitetit në punë dhe puna e zezë, ka bërë që Drejtoria Rajonale e Punësimit në Kukës të kërkojë bashkëpunimin e institucioneve shtetërore dhe atyre private,me qëllim që ky fenomen të frenohet.Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka paraqitur strategjinë e tij për këtë qëllim e cila synon uljen e shkallës së informalitetit në punë.

“Zyra e Punësimit prioritet kryesor ka limitimin dhe dhënien stop punës së zezë që kryhet kryesisht në biznese, por dhe nëpër institucione shtetërore apo organizma OJF ku ka punonjës që punojnë të pasiguruar” tha Merita Brati, drejtoreshë e Zyrës së Punës.

Gjatë këtij takimi të realizuar, kanë qënë të pranishëm drejtues të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore të cilët kanë dalë me një përfundim të përbashkët, atë të ushtrimit të presionit sidomos tek subjektet private aty ku dhe numri i punëtorëve është më i madh.Vec kësaj,përmes kontrolleve të vazhdueshme të evidentohet numri i personave që trajtohen me pagë por nuk përfshihen në skemën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

Flutura Tota < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›