E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranimet në universitete, 23 mijë studentë të rinj. Berisha: Tekste të vjetëruara

Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se universitetet shqiptare do te pranojne kete vit 23 mije studente te rinj. Kater mije prej tyre do te studiojne ne degen e Teknologjise se Informacionit dhe Informatikes. Por shqetesim per shefin e qeverise perbejne tekstet e vjeteruara, te cilat sipas tij duhet te rinovohen ne menyre urgjente ne baze te modeleve me te mira nderkombetare.

“Kjo përbën një rritje të rëndësishme, përbën një hap të madh përpara objektivit tonë që në tre vitet që vijnë të arrijnë në 150 mijë studentë në shkollat publike dhe private të vendit. Këtë vit, krahasuar më një vit më parë, rriten pothuaj 3 herë pranimet në shkencat e shoqërisë së informacionit dhe teknologjisë së lartë. Këtu do të ketë një hatërmbetje nga ana e drejtuesve të universiteteve, por në cdo rast nuk mund të mos jem me studentët; nuk mund të bëj që ata të tatohen më shumë” tha Berisha. Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 07 korrik 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›