E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, pala greke nuk lejon shqiptarët pa viza

KAKAVIJE - "Po merren te gjitha masat qe shtetasit shqiptare te pajisur me pasaporte biometrike të udhetojne pa probleme drejt Greqise", bëjnë të ditur burime nga drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit për qarkun e Gjirokastres.
Drejtori i Kufirit dhe Emigracionit Eduart Caka ndërkohë zhvilloi një takim me drejtuesit e lartë të doganës greke, ku së bashku diskutuan për zbatimin e Kodit Shengen.
"Të jemi realistë, autoritetet greke në Kakavije janë befasuar nga liberalizimi i vizave per shqiptarët, gjë që kerkon pak kohe qe te ambjentohen me nje situate te tille", tha Caka.
Sipas tij, gjate 14 orëve te fundit kane hyre ne territorin grek me pasaporte biometrike rreth 20 persona, nga rreth 100 qe jane paraqitur deri tani.
"Besoj se te gjithe personat qe disponojne pasaporte biometrike do të qarkullojnë lirshëm dhe pa probleme në orët e ardhshme", tha Caka.

Sot, që herët në mëngjes, në Kakavijë janë hasur disa pengesa. Gjatë orëve të natës vetëm dy shtetas shqiptarë kanë mundur të kalojnë në tokën greke, ndërsa 18 shtetas të tjera janë kthyer mbrapsht. Sipas NEWS24 shtetasit janë kthyer mbrapsht për mungesë dokumentash.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›