E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbushja e detyrave, Haxhinasto e Bregu sot në Bruksel

Në këtë seancës, diskutohet mbi zhvillimet politike në vend, zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për 12 prioritetet dhe zhvillimet e fundit në rajon. Seanca do të drejtohet nga Kryetari i këtij komisioni, eurodeputeti gjerman Elmar Brok.

Në panel do të marrin pjesë dhe Ministrja e Integrimit dhe Kryetari i Komisionit parlamentar të Integrimit. Haxhinasto, do të marrë pjesë dhe drejtojë takimin e katërt të Këshillit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, që do të zhvillohet të martën në Bruksel. Në këtë takim do të marrin pjesë edhe Ministrja e Integrimit, znj.Majlinda Bregu, dhe Kryetari i Komisionit parlamentar të Integrimit, Ditmir Bushati, si pjesë e delegacionit shqiptar.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në këtë takim kryesohet nga Ministri i Punëve të Jashtme të Danimarkës, z. Villy Sovndal, në emër të Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, z. Stefan Fyle dhe Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Jashtëm Evropian, z. Fernando Xhentilini.

Gjatë takimit do të vlerësohet progresi që ka bërë Shqipëria në plotësimin e 12 prioriteteve të Komisionit Evropian, zbatimin e MSA-së, zhvillimin ekonomik në vend, përafrimin e legjislacionit dhe mbi qasjen e politikës së jashtme shqiptare në rajon. /Start/

                                                                                             2012-05-14 08:59
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›