E Shtunë, 31 Tetor 2026

Media: Fazliç, afera të dyshimta me energjinë në Rumani

BUKURESHT- Damir Fazliç, biznesmeni serbo-boshnjak, mik i kryeministrit Sali Berisha, përfshihet në një aferë skandali në shitjen e energjisë në Rumani. Mediat rumune prej kohësh e përfshijnë Fazlliçin në shitblerjen e energjisë.

"Gazeta Shqiptare" boton sot të plotë një artikull të rumunes "Jurnalul National", të botuar më 5 nëntor të këtij viti ku flitet për krijimin e dy kompanive që ishin të panjohura, dhe kthehen në një rol lideri në këtë lloj. Për këtë ka dhënë një ndihmë kompania "Altaria Research Limited", e njohur si në pronësi të biznesmenit Fazlliç. Në këtë artikull bëhet e ditur se falë kësaj kompanie është garantuar një fitim vjetor prej 50 milionë eurosh, prapa të cilit është George Stefan, kryebashkiak i qytetit Pjatra Neamc. Sipas gazetës rumune, "Altaria" ka hyrë në Rumani përmes blerjes së kompanisë "Global Logistics Services SRL", firmë e cila është themeluar nga Gabriel Stefan, djali i kryebashkiakut të qytetit Piatra Neamc, George Stefan. Ai themeloi firmën në bashkëpunim me Lucian Badescun, i biri i një ish-drejtori të Shërbimit Informativ rumun. Ndërsa këto kompani kanë financuar dhe fushatën e presidentit rumun, Trajan Basesku, prej 700 mijë eurosh, kjo për zgjedhjet e zhvilluara në vitin 2009. Ndërkohë që si pasojë e këtij skandali, ministri i Ekonomisë, përfaqësues i Partisë Liberal-Demokrate, u shkarkua.

Fazlliç zotëron disa biznese në Shqipëri. Ai u bë pjesë e një afere, ku dyshohej për pastrim parash në blerjen e një kompanie. Ai njihet si një mik i kryeministrit Sali Berisha. Këtë gjë e ka pranuar publikisht vetë lideri i maxhorancës në deklaratat zyrtare në media dhe gjatë diskutimeve në parlament.
(Sot ne Gazeta Shqiptare mund të lexoni artikullin e plote te  "Jurnalul National")
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›