E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, shpëtoi fëmijët nga zjarri, vdes nëna shqiptare

Një grua nga Shqipëria e cila ishte plagosur në 9 nëntor në një zjarr që rrezikoi jetën e fëmijëve të saj ka ndërruar jetë në një spital në Katania të Italisë.

Sipas mediave italiane 37-vjeçarja Blerina Meço hyri mes flakëve dhe shpëtoi jetën e fëmijëve të saj, vajzës 12 vjeçe, djalit 5 vjeç dhe foshnjën 20 ditëshe ndërsa banesa e saj ishte pushtuar nga flakët.

37-vjeçarja ka nxjerrë fëmijët nga banesa por gjatë kësaj përpjekje ka pësuar djegie të rënda në trup.
 

Pas ngjarjes, 37- vjeçarja u dërgua në spital por mjekët italianë nuk kanë arritur t`i shpëtojnë jetën nga djegiet e marra gjatë zjarrit në banesën e saj.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›