E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e Dick Marty Meta: Raporti i bazuar mbi fiksime

TIRANE- Në ditën e tretë të vizitës në Beograd me ftesë të Presidentit serb Boris Tadic, Zv.kryeministri njëherësh Ministri i Ekonomisë, Ilir Meta ju rikthye raportit të hartuar nga Dick Marty për Këshillin e Europës, duke e cilësuar ate si një fiksim të pabazuar në fakte.
Sipas numrit dy të qeverisë, e ardhmja e shteteve të Ballkanit është ajo e bashkimit pranë BE-së, ndërkohë sipas tij, raporte të tillë kanë si synim krejt të kundërtën.

“Qëndrimi im ka qënë shumë i qartë, ky raport është i bazuar mbi fiksime. Akuza të tilla janë bërë dhe në të kaluarën, madje janë bërë dhe investigime të cilat kanë rezultuar tërësisht pa fakte. Ndaj besoj se mesazhi kryesor i kësaj vizite është qëndrimi drejt një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Europian.” u shpreh Meta.

Ministri Meta foli më tej dhe për diskutimet e zhvilluara mbi cështjen e Kosovës, ku ripërsëriti se qëndrimi i Shqipërisë është i njohur tashmë, për një shtet të ri që synon të integrohet në të gjitha strukturat e larta europiane dhe atlantike.

Z. Kryeministri ishte i ftuar dje dhe në Kongresin e Partisë Demokratike Serbe, në cilësinë e Kryetarit të LSI-së, si anëtarë të Internacionales Socialiste. Edhe ditën e djeshme fokusi i diskutimit ishte mbi të ardhmen europiane të rajonit të Ballkanit.

(e.n/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Haxhinasto: Akuzat, kundër paqes në rajon Deputetët shqiptarë në KiE: Do kërkojmë shpjegime

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›