Skandali i Olldashit, Prokuroria nis verifikimet
TIRANE- Skandali me monopolin e linjave të internetit dhënë për mbi 40 vjet kompanisë “Albanian Telecomunication Union”, nga Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, vë në lëvizje prokurorinë shqiptare.
Dje mbasdite në zyrën e kryeprokurores Ina Rama ka mbërritur një shkresë e ministrit Olldashi, i cilli shprehet se është i gatshëm për t’u hetuar. Por pavarësisht kërkesës së Olldashit burime zyrtare të organit qendror të akuzës, thanë se çdo rast kur vërejnë se ka dyshime të forta, për ndonjë aferë të mundshme korruptive, veprojnë kryesisht duke kryer verifikime.
Thënë më ndryshe, prokuroria vepron me iniciativën e saj, qoftë edhe nisur nga shkrimet e publikuara në media, ku denoncohen afera të ndryshme koprruptive. Nëse gjatë kryerjes së këtyre verifikimeve rezulton se ka elementë të veprës penale, atëherë mund të regjistrohet procedimi penal ndaj personit që i ka kryer. Prokuroria bëri me dije se do të marrë një vendim lidhur me rastin në fjalë, në ditët në vijim. Gazeta “Panorama” zbuloi dy ditë më parë se Ministri Olldashi ndërhyri në vitin 2009 për të skualifikuar nga gara 4 kompani, për t’i dhënë të drejtën ekskluzive të linjave të internetit një kompanie të vetme “Albanian Telecomunication Union”, në dhjetor të 2010.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)