E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, tritol banesës së kreut të qarkut

Shpërthim eksplozivi në banesën e kryetarit të qarkut të Kukësit, Shefqet Bruka. Ngjarja ndodhi rreth orës 3:30 të mengjesit të sotëm në lagjen numër dy të qytetit, ndërsa zoti Bruka, sëbashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët ishin në gjumë. Nga shpëthimi nuk ka pasur viktima, vetëm dëme materiale në aparatamentin e kreut të qarkut dhe apartamenteve të tjera në kat.

Nga hetimet e para mësohet se eksplozivi ishte i llojit tritol. Shpërthimi i tij u ndje në gjithë qytetin, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për përgjegjësit e kësaj ngjarjeje.

El/Ma < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›